Rogert Sterkaj në ditën e sotme (e mërkurë) ka vijuar përplasjet me Artan Kolën. Nuk është e mundur që të bëjë një debat pa përmendur edhe familjarët nga jashtë.
Ai së fundmi bëri një deklaratë të fortë kundrejt Tanit, ndonëse e njeh veç brenda. “Dukesh që ke ushtruar dhunë në familje, ndaj gruas”, u shpreh në një moment.
Më pas i tha: “Je qejfli femrash, të pëlqen pija”. Për këto deklarata Rogerti shpesh është kritikuar edhe nga opinionistët, pasi nuk lejohet përfshirja e personave që nuk janë në atë shtëpi.
Sidoqoftë, kjo është loja e tij pa filtra dhe duke mos kursyer askënd prej banorëve brenda.





