POGRADEC – Policia e Pogradecit ka vënë në pranga rojen e minierës së Gurë Kuqit pasi në bashkëpunim me një 41-vjeçar kanë vjedhur hekura të profileve të ndryshme.

Sipas burimeve zyrtare Juldi Dervishaj, 31 vjeç nga fshati Memlisht i Pogradecit, roja i minierës, akuzohet për shpërdorim detyre, pasi është bashkëpunëtor në vjedhje.

Ndërsa në flagrancë, duke vjedhur profile të ndryshme hekuri është arrestuar Arben Laboti, 41 vjeç nga lagja nr. 4, Pogradec. Ndaj tij rëndon akuza vjedhje e kryer në bashkëpunim.