3 persona humbën jetën dhe një tjetër është zhdukur pasi Roja Bregdetare Greke hodhi një grup azilkërkuesish në Detin Egje.

Roja Bregdetare Turke arriti të shpëtojë 2 azilkërkues nga ishulli Bogaz, i cili ndodhet në brigjet e Izmirit dhe 2 të tjerë nga ujërat përreth, thuhet në një deklaratë nga Zyra e guvernatorit.

Gjithashtu u gjetën trupat e 2 personave të tjerë. Personi i tretë që humbi jetën ishte një nga dy të shpëtuarit i cili ndërroi jetë në një spital, thuhet më tej.

“Sipas deklaratave fillestare të azilkërkuesve, zyrtarët grekë morën sendet e tyre, u lidhën duart duke përdorur pranga plastike dhe i hodhën në det pa asnjë mjet shpëtimi ose anije“, thuhet në deklaratë.

Ekipet turke të kërkimit përballen me kushte të vështira të motit për të gjetur personin e zhdukur sa më shpejt të jetë e mundur.

Turqia ka qenë një pikë kyçe transiti për azilkërkuesit që synonin të mbërrinin në Evropë për të filluar një jetë të re, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.