Itali, 3 maj 2014 – Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, peshkarexha “Rozafa 6” me flamur shqiptar lëshoi sinjalin e fatkeqësisë “May Day” në kanalin 16 VHF. Ajo gjendej vetëm 10 km (6 milje) nga porti italian i Brindizit dhe kishte avari në motor.

Kapitaneria e Portit të Brindizit dha alarmin menjëherë. Peshkarexha, në pronësi të biznesmenit Gjergj Ndrekë Luca, rrezikonte mbytjen, sepse kushtet atmosferike të motit ishin përkeqësuar.

Dy anije patrulluese të Rojës Bregdetare italiane i shkuan në ndihmë peshkarexhës shqptare. Ata e ndihmuan peshkarexhën të bregëzohej shëndoshë e mirë në kalatën e Portit të Brindizit rreth orës 9.45 të mëngjezit. Të tre anëtarët e ekuipazhit janë në gjendje të mirë shëndetësore, pas panikut të kaluar në ato orë ankthi.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/