Komanda e Forces Detare në Plepa, Durrës, njofton se mbrëmjen e 8 janarit 2021, Roja Bregdetare u informua për një gomone me 55 emigrantë, midis tyre gra dhe fëmijë, në grykëderdhjen e lumit Vjosë, e cila ishte në rrezik mbytjeje.

Pas vlerësimit të informacionit dhe situatës, Forca Detare koordinoi punën për realizimin e operacionit të kërkim-shpëtimit dhe menjëherë në vendngjarje u dërguan dy anije të Flotës Detare.

Operacioni për bllokimin e mjetit lundrues dhe evakuimin e personave në bord, u krye në kushte të vështira atmosferike dhe me det me forcë mbi 5 ballë.

Psi u evakuuan dhe u transportuan në drejtim të Triportit të Vlorës, iu dorëzuan autoriteteve të policisë së shtetit, ku një pjesë e tyre u dërguan në spitalin rajonal të Vlorës për trajtim shëndetësor.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj tentative për trafikim të emigrantëve në rrugë detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës. /Th.M.