Detaje të rënda janë zbuluar nga krimi i rëndë në Fier, ku 67-vjeçari Petraq Gjika u masakrua me thikë.

Raportohet se viktima po qëndronte në kabinën e tij ku bënte roje dhe ka vënë re disa lëvizje. Ai ka dalë nga kabina dhe autori ka goditur me thikë në zonën e barkut, sipas News 24.

67 vjeçari në tentativë për tu mbrojtur ka ngritur duart, aty ku janë vënë re edhe të tjera shenja të prerjes me thikë.

Korrespondetja e Panorama, informn se autori e ka goditur 15 herë me thikë dhe pasi është siguruar që Petaq Gjika ka ndërruar jetë e ka tërhequr zvarrë deri në afërsi të një koshi mbeturinash dhe e ka braktisur aty trupin e pajetë.

Më pas ka mbuluar me plasmas pellgun me gjak ku kreu krimin. Thika me të cilën u vra 67-vjeçari nuk është gjetur ende ndaj janë dyshimet se autori është larguar së bashku me të.

Mjeti prerës mësohet se ka qenë më i madh se thika e bukës dhe vrasësi e ka larë në një çezmë pranë rrugës dhe është larguar.

Dyshimet janë që autori ka fshehur jo vetëm thikën por edhe rrobat që kishte veshur, pasi mendohet që kanë qenë me shenja gjaku.

Blutë kanë janë shoqëruar rreth 15 persona për tu marrë në pyetje përfshirë të njohur të 67 vjeçarit, persona me të cilët ai kalonte kohën gjatë momentit që ishte në punë si dhe familjarë të që mund të kenë dijeni për kontaktet e fundit të Gjikës.

Sekuestrimi i kamerave të sigurisë të serës dhe subjekteve të tjera, pritet të zbulojnë lëvizjet gjatë orëve të natës dhe në të gdhirë, kur u gjet edhe trupi i pajetë.

Viktima u zbulua një roje sere tjetër, i cili njoftoi policinë. 67-vjeçari përcillet sot për në banesën e fundit.