JOHANESBURG, 20 prill 2013– Banorët në  Johanesburg  kanë reaguar me zemërim, pas një video që tregon një grua duke u rrahur nga rojet e sigurisë në një dyqan veshjesh.

Video, që daton nga tetori i vitit 2012, ishte e postuar në faqen e internetit "Daily Sun" dhe tregon Esther Mankge që goditet nga rojet e sigurisë me një rrip dhe një çekiç gome në pjesën e pasme të dyqanit. 

Mankge, 49 vjeç, e cila u akuzua për vjedhje në  dyqan, i tha një radioje lokale se u  ndje edhe më e poshtëruar pasi familjarë dhe fëmijët e saj e panë videon.

Policia tha se pesë të dyshuarit, tre meshkuj dhe dy gra, u arrestuan por më pas dy gra u lanë të lira ndërsa hetimet vazhdojnë.