Policia e Durrësit është prekur nga një rokadë masive, ku një numër i lartë drejtuesish janë zëvendësuar.
Kjo rokadë është bërë për të rifreskuar strukturat e policisë dhe ndryshimet kanë prekur zv.drejtues drejtorie, shefa krimesh, antidroge, krimi ekonomik e deri tek kreu i rrugores në Durrës.
DurrësLajm mëson se në vend të kreut të Policisë Rrugore Valentin Floriri është emëruar Pal marku, i cili më parë ka punuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, në Departamentin e Sigurisë.
Ndërkohë, Floriri është transferuar në Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor Tiranë.
Ndryshimet në strukturat e policisë pritet të prekin edhe drejtori të tjera në rang vendi dhe këto lëvizje vijnë pas analizave që ka zhvilluar kryepolici Ardi Veliu duke nxjerrë në pah dhe rezultatet e munguara në disa qarqe.





