Itali 27 mars 2014 – Më 18 tetor 2013 në Rajonin e Abrucos në rrugën Avezzano-Sora, 26 vjecari Zeneli së bashku me një tjetër shqiptar po udhëtonin me një AUDI 7, ndërsa ju bë sinjal që të ndalonin në një postbllok policor. Rolandi bëri sikur ndaloi makinën, por në fakt ai hapi derën dhe goditi policin e postbllokut duke e rrëzua përtokë. Më pas ai e ngau makinën mbrapsh duke e shtypur me mjetin që drejtonte policin italian, i cili humbi jetën.
Të ndjekur nga policia dy shqiptarët braktisën makinën dhe ia mbathën në këmbë. Në makinë policia gjeti sende të arta të vjedhura si edhe mjete, që shërbejnë për të kryer vjedhje me thyerje. Nga gjurmët e gishtave të lëna në makinë u bë e mundur identifikimi i Rolandit.
Sot të mërkurën policia e qytezës së Aversës jo larg Napolit arriti t’i vërë prangat Roland Zenelit. Ai rrezikon burgim të përjetshëm për vjedhje, vrasje personi për cilësitë e shquara të viktimës dhe kundërshtim me dhunë të forcave të rendit.





