Bendi "Rolling Stones", do të performojë më 12 dhjetor në New York në një koncert humanitar për viktimat e stuhisë “Sandy”, thanë organizatorët.Koncerti "12-12-12" do të mbahet në Madison Square Garden dhe ndër pjesëmarrësit do të jenë edhe "John Bon Jovi", Bruce Springsteen, bendi "The Who", Paul McCartney si dhe Roger Waters.
Të ardhurat nga koncerti do të shkojnë në fondacionin e themeluar për viktimat e stuhisë që më 29 tetor goditi New Yorkun dhe pjesët tjera, transmetojnë agjencitë botërore.
Në koncert do të shfaqen edhe Eric Clapton, Eddie Vedder, Billy Joel, Alicia Keys, Kanye West dhe Chris Martin.
Organizatorët presin që koncerti do të ndiqet në televizion dhe në internet nga rreth dy milionë njerëz. Çmimet e biletave arrijnë shumën nga 150 deri në 2.500 dollarë.
Vlen të theksohet se bendi “Rolling Stones” koncertin e parë e kishte mbajtur në korrik të vitit 1962 në klubin legjendar “Marquee” në Oxford Street të Londrës.
Ndërsa kujtojmë se në mesin e shumë yjeve të Hollywoodit që kanë ndihmuar viktimat e një prej stuhive më të fuqishme që ka goditur qytetin e “Mollës së Madhe” është edhe këngëtarja Lady Gaga, e cila i ka dhuruar një milion dollarë “Kryqit të Kuq” për ndihmë ndaj viktimave të superuraganit “Sandy”,