Roma u eliminua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe opinionet u ndanë në dy drejtime. Nëse Daniele De Rossi, kapiteni i Romës, nuk ka dyshime për dy penalltitë e mohuara për ekipin e tij, fytyra e dyshimeve e arbitrimit të sllovenit Skomina duket më e spikatur te Florenzi, Fazio dhe presidenti James Pallotta.
Dy ditë të vështira për arbitrimin në Champions, duke pasur parasysh se edhe Real Madrid-Bayern Munich ka parë jo pak polemika, sidomos për një prekje të topit me dorë të Marcelos, e pranuar edhe nga vetë braziliani, pas ndeshjes.“Arbitrimi sot ishte i papranueshëm, – tha plot zemërim Pallotta, pas ndeshjes, e cila përfundoi 4-2 për të tijtë. – Unë e di se është e vështirë për të arbitruar, por pse nuk aplikohet VAR. Nuk mund të vazhdohet kështu, përndryshe arbitrat rrezikojnë të bëhen qesharakë”.
Pallotta, pastaj, e rriti dozën, duke shpjeguar në mënyrë të detajuar të gjitha episodet e dyshimta: "Ju i keni parë të gjitha imazhet, të gjithë kanë vënë re dy episode, përveç zyrtarëve në fushë. Ata injoruan një faull ndaj Dzeko dhe një "hendboll" shumë të pastër në goditjen e El Shaarawy. Përveç kësaj, ka pasur një ndërhyrje të gabuar ndaj Schick".





