Roma kërkon 40 milionë Euro për Antonio Rudiger. Trajneri i ri i ziklatërve mund të marrë dhuratën e tij të parë të mërkurën e javës së ardhshme, ditën në të cilën do të bëjë dhe prezantimin e tij në qëndrën stërvitore të Interit, Appiano Gentile. Trajneri 45-vjecar nuk ka vonuar për ti kërkuar drejtuesve të klubit të rrisin ofertën e tyre për mbrojtësin e Romës, Antonio Rudiger, i cili shihet si njeriu ideal për repartin e prapavijës.
Problemi nuk qëndron për tek pjesa për të kënaqur kërkesat e futbollistit, i cili ka gati një kontratë 3- vjecare nga ku do të përfitojë 3 milionë Euro në sezon, por Roma.James Pallota, presidenti i verdhekuqve i trëmbet fuqizimit të klubit zikaltër dhe për këtë arsye i ka kërkuar atyre 40 milionë Euro për të lejuar largimin e Rudiger. Oferta e Interit deri më tani është 20 milionë Euro dhe brënda 48 orëve të ardhshme do ta rrisë atë duke e cuar në 28 plus bonuse.
Ndërkohë si alternativa në rast se nuk arrihet objektivi Rudiger, janë Marquinhos i Psg, por edhe për të trataviat nuk duken të thjeshta. Një tjetër emër po brënda radhëve të kubit parizien është Thiago Silva. Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio po punon më intensitet të lartë, për të transferuar një emër që ofron garanci në repartin e prapavijës, e më pas për të vazhduar punën në sektorët e tjerë.





