Roma mbrëmjen e djeshme u mposht nga Milani me rezultatin 0-2 në “Olimpico”.

Në një intervistë për “DAZN” pas ndeshjes, Mourinho është shprehur i revoltuar.

“Urime për Milanin, luajtën më mirë se ne dhe fituan.Nuk dua të flas më shumë sepse nëse e bëj, ndeshjen tjetër nuk ndodhem në pankinë të drejtoj ekipin tim. Më zemëron situata, nuk ka respekt fare për tifozët tanë, ne bëmë gjithçka në fushën e lojës edhe pse nuk luajtëm ashtu siç duhej.”

Portugezi është shprehur kështu duke u ndjerë i revoltuar me situatën e gjyqtarëve dhe mediave ndaj tij dhe ekipit.