Itali, 19 korrik 2014 – Roma nuk kërkon të ndalet në merkato. Pas firmës me Juan Manuel Iturben i cili u transferua nga Verona te skuadra verdhekuqe për rreth 30 milionë Euro, objektivi i rradhës për kryeqytetasit është Xherdan Shaqiri. Mesfushori me orgjinë shqiptare i Bayern Munich pëlqehet shumë nga trajneri i Romës Rudi Garcia, pasi për këtë të fundit 22-vjecari i lindur në Gjilan do të ishte lojtari ideal për krahët e sulmit në skemën 4-3-3 që ai përdor.

Dëshira Shaqirit është për të lënë Bayernin pasi me dy lojtarë të tillë në ekip si Arjen Robben e Franck Ribery, shanset që ai të luajë si titullar janë të pakta. Megjithatë për të transferuar Shaqirin në kryeqytetin italian, Roma nuk duhet të bindë vetëm kampionët e Gjermanisë por duhet të fitojë edhe konkurencën me shumë klube të tjera të mëdha që kanë shfaqur interes për të. Liverpooli, Juventusi dhe Ëolfsburgu do të bëjnë cmos për ti rrëmbyer Romës një lojtar shumë të vlefëshëm si Shaqiri. Gjithsesi në garën për të nëshkruar me lojtarin e përfaqësueses zvicerane favorit është klubi kryeqytetas. Për Bookmakersat anglezë një kalim i mundshëm i Shaqirit te Roma, kuotohet me koeficientin 2.25, ndërsa me 3 koutohet firma e 22-vjecarit me Liverpoolin. Shumë më prapa qëndron Juventusi në këtë garë, me bardhezinjtë që kuotohen me koeficientin 6.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/