25 shtator 2014 – Pas një periudhe të shkurtër ku u përfol se Ledion Liço po shijonte një lidhje me Sara Hoxhën, tashmë duket se zërat shtohen edhe më tepër, pas një komenti të kësaj të fundit në foton e prezantuesit.
Një foto e postuar në Instagramin e Ledionit është bërë shkak për një ngacmim mes dy palëve, por ende nuk dihet nëse kjo ka qënë e ndierë apo thjeshtë si një fasadë që edhe ata të bëjnë lojën e radhës.
Teksa Ledioni kishte postuar njëfoto për të treguar se ka provuar kekun e bërë nga prezantuesja e njohur Arbana Osmani, ai kishte veshur një këmishë të kuqe dhe kjo është bërë shkak që Sara të komentojë.
Ajo ka shkruar: Këmisha e kuqe për të kombinuar me kekun e kuq?, ndërsa Ledioni i'a ka kthyer që ai e ka kombinuar me zemrën e saj.





