Eposi i Romanit të Florimontit u shkruajt në epokën e poemave epike dhe romaneve kalorësiake. Shkrimtari francez, Aimon de Varenes, shkruajti në vitin 1188 njё nga veprat mё tё njohura dhe tё lexuara tё Periudhёs sё Mesjetёs, titulluar “Romani i Florimontit”.
Poema rrëfen jetёn dhe bёmat e Florimontit, djalit tё Edorias dhe Matakas, sundimtarit tё Dyrrahut nё shekullin e 4-ët Para Erës Sonë. Ajo spikat vlerat kalorёsiake tё kohёs pёrmes princit dyrrahas, i cili pёr nder dhe liri nuk ngurron tё luftojё kundёr gjigantёve, dragonjve dhe pёrbindshave.
Romani i shkruar nё vargje tregon edhe se si Florimonti u martua me Ramadonaplen, nga e cila lindi Filipi i Madh i Maqedonisё, babai i Aleksandrit tё Madh. Shkrimtari Enton Bido rrëfen përmes videos “Kultura në 1 minutë”, për bëmat dhe rezultatet e Florimontit në mbrojtje të populllit të Dyrrahut dhe Arbërisë. /Amfora.al