Legjenda e futbollit brazilian, Romario de Souza Faria, vlerëson se ka vetëm dy futbollistë që janë ose ishin më të mirë se ai.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Romario, u pyet nëse Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë më të mirë se ai dhe përgjigjja e tij ishte se ata nuk janë më të mirë se ai.
58-vjeçari më të mirë se veten e tij i vlerësoi vetëm dy legjendat e botës së futbollit, Pelen dhe Diego Armando Maradonan.
Përveç trofeve të shumtë individual dhe ekipor, gjatë karrierës së tij Romario fitoi edhe Kupën e Botës me Brazilin, në vitin 1994.





