ESEN, 7 prill 2013 – Orkestra simfonike e Esenit (Gjermani) më 28 prill 2013 do të japë koncertin e vet të pranverës me titull Romatic Winds.

Orkestra u themelua në vitin 2006, me seli që nga viti 2010 në Esen.

Është koncerti i parë me dirigjentin e ri Desar Sulejmani.

Lindur në Shqipëri, pianist dhe dirigjent, studioi në vitet 1998-2008 në universitetin e Arteve Folkvang (Folkwang Universität der Künste) në Esen.

Është angazhuar edhe si një pianist dhe si dirigjent në koncerte të ndryshme në Gjermani dhe Evropë.

Desar Sulejmani në vitet 2009-2012 ka punuar në teatrin muzikor në Revier në Gelsenkirchen.

Që nga qershori 2012, drejtor artistik dhe dirigjent i orkestrës së Këlnit, dhe tetor 2012, dirigjent i korit koncertal të Esenit.

Me orkestrën simfonike ka filluar në shkurt 2013.

Dirigjenti i ri i orkestrës është tejet romantik.

Publiku do të lëshohet në krahët e fantazisë me melodi të njohur nga filmat do të udhëtojë përmes emocionesh të mëdha nga Parisi dhe Kazablanka në Argjentinë duke përjetuar ritmet pasiononte të tangos, rumbas dhe kalipsosë, shkruan portali lokalkompass.de.

/th. m. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/