Në Romë do të ndërtohet një kishë me emrin e Nënë Terezës, ditën e shenjtërimit të saj. Lajmin e bën të ditur ambasada shqiptare në Romës, e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se:

“Në Romë do të hapet një kishë kushtuar Nënë Terezës së Kalkutës. Ky projekt do të ndiqet nga arkitekti italian Marco Petreschi dhe zona ku do të ndërtohet kisha është në periferi të Romës, dhe do të inaugurohet në të njëjtën datë të shenjtërimit”.

Aprovimi i Papa  Françeskut erdhi në ditën e ditëlindjes së tij. Papa miratoi shenjtërimin të enjten e 17 dhjetorit duke njohur mrekullinë që i kushtohet Nënë Terezës së Kalkutës dhe ka dhënë dispozitat që të shpallet dekreti.