24 shkurt 2015 – Një grup shqiptarësh u përlesh me një grup rumunësh në ambientet e brendshme dhe jashtë diskotekës Rehd Club. Në përleshje u plagos në këmbë, me një plumb pistolete, një rumun me precedentë të shumtë penalë.
Nga shqiptarët mbeti i plagosur me një plumb në bark Besnik Lesi, 31 vjeç me disa precedentë penalë. Sipas policisë, sherri me armë u shkaktua për shkak të ngacmimit, që njëri nga rumunët i bëri të dashurës së njërit prej shqiptarëve. Të dy të plagosurit u shtruan në pavionin e kirurgjisë të Spitalit të Tivolit jashtë rrezikut për jetën.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





