DURRËS, 29 janar 2014 –Shqiptari Kujtim /Quintim Martini, 38 vjeç, i cili mendohet se ka qenë akrobat cirku, u gjet i vdekur në oborrin e një pallati trekatësh (në foto) në rrugën “Picco dei Tre Signori”, në lagjen / kodrinore Città Giardino-Aniene / Montesacro të Romës, njofton gazeta italiane “Il Messaggero”. I ndjeri Martini kishte maskë dhe doreza kirurgjikale. Në xhepa iu gjetën edhe pajisje, që përdoren për vjedhje me thyerje. Martini kishte precedentë penalë për vjedhje dhe krime ndaj personit. Kësaj radhe i shkoi keq, sepse parmaku i ballkonit u këput nga pesha e trupit dhe Kujtimi ra përtokë nga një lartësi prej 12 metrash. Pas veprimeve të policisë shkencore trupi u dërgua në morgun vendor.
/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





