Një muaj pas shpalljes kampione bote në Botërorin që u zhvillua në SHBA, peshëngritsja shqiptare Romela Begaj rezulton pozitive në testin e dopingut.
Lajmi ka mbërritur në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes që ditën e premte, por ende nuk është bërë zyrtar. Kjo është hera e dytë që Romela Begaj rezulton pozitive në testet antidoping, pas asaj të vitit 2014.
Peshnëgritsja shqiptare në provën e parë në stilin e shkëputjes ngriti 103 kg, më pas shtoi 2 kg në shtangën e saj, duke e realizuar me sukses provën e dytë, ndërsa në të tretën provoi 107 kg, për të siguruar medaljen e artë, me 1 kg më shumë se rivalja kolumbiane.





