Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi dhe aktori i humorit Romeo Veshaj, janë përfolur prej kohësh për romancë mes tyre.
Përgjatë gjithë sezonit veror ato janë parë të kalojnë momente të bukura së bashku,por asnjëherë nuk kanë dalë hapur ta pranojnë.
Veshaj është shumë aktiv në rrjetet sociale, por më parë nuk kishte ndarë foto me këngëtaren. Së fundmi përmes një postimi në Instagram, ai ka publikuar një foto ku shfaqet krah Jonidës.
Duke parë njëri-tjetrin në sy dhe të buzëqeshur, çifti po deklarojnë për herë të parë publikisht lidhjen e tyre. E krahas fotos, Romeo shkruan: “Mission i mundur 9 @jonidamaliqi ”.
E ndërsa çifti ka qenë edhe në shoqërinë e miqve të tjerë për një darkë, vetë Jondida ka publikuar disa video në Instastory, ku së bashku me Romeon kanë thënë: “Ne jemi në promovimin e parfumit te Joni Peçi, ne dolëm, ka dhe disa të tjerë që kemi përballë por nuk duan të dalin.”
Pra dyshja e shumëpërfolur e tregoi qartë lidhjen e tyre, ndërsa në lidhje me të tjerët, me siguri fjala ka qenë për Bora Zemanin dhe Donaldin.





