Aktori i humorit, Romeo Veshaj ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Wake Up”, në Top Channel.

Ai nuk ka shpëtuar pa folur për romancën me këngëtaren Jonida Maliqi, romancë e cila ka përfunduar dhe është pranuar publikisht nga Romeo.

Aktori u shpreh se asnjë ndarje nuk është e bukur, megjithatë jeta vazhdon.

 “Ndarje dhe largime të bukura nuk ka, paçka se të gjithë i trajtojmë… Jeta e tillë është, me momente. Lind vetëm, shtohesh rrugës dhe vdes vetëm. Që do të thotë janë gjëra që ndodhin.”- u shpreh Romeo.

“Unë as vetëm nuk linda, linda me Donaldin”- shtoi ai duke qeshur.