Ata janë një ndër çiftet më të komentuara në mediat rozë dhe bënë bujë të madhe me lidhjen e tyre pasi asnjëri nuk e pranonte. Bëhet fjalë për reperin Mozzik dhe partneren Loredana Zefi, të cilët para një muaji u bënë prindër për herë të parë, por shumë pak dihet se si ata u lidhën.

Çifti ka menduar ta tregojë këtë gjë me anë të këngës së fundit “Romeo & Juliet”, në rreshtat e së cilës përshkruajnë si u njohën dhe si lindi gjithçka mes tyre.

“T’kom drogë, t’kom venë, Me ty u nis gjithcka ni folloë n’Instagram.. T’shkrujta, t’shkrujta dhe… s’e lujta. Erdha n’dhomë tone edhe vujta. Për ty jam veç ni gjarpër, ta maroj… Me ty e ndaj ditën, me ty e ndaj natën. Me ty e ndaj kadën, bukën, pjatën”, janë fjalët e Mozzik për partneren, duke treguar se si shumica e çifteve të sotëm, edhe ata janë njohur në ‘Instagram’.