"Sot 17 vjet më dëbuan nga shtëpia, North Mitrovica (Mitrovica veriore) dhe akoma nuk mund të kthehem aty. Kjo s'është ankesë dhe as vajtim, për të gjithë "forward thinkerat" (njerëz largpamës). Kjo është veç një e vërtetë të cilën nuk duhet me e kamuflu dhe fshehur. Peace (paqe)”.

Janë këto fjalët e Rona Nishliut e cila kujton dhe dhimbje 17 vite më parë se si e dëbuan nga shtëpia e saj në Mitrovicën veriore dhe akoma nuk mund të kthehet aty. Familja e saj u dëbua nga forcat serbe, e cila është dominate në këtë krahinë.