Brazil, 25 maj 2014 – Edhe pse nuk u përzgjodh nga Luiz Felipe Scolari për të qënë pjesë e Brazilit në Kupën e Botës që organizohet në vendlindje, Ronaldinho gjen një tjetër mënyrë për të bërë para gjatë turneut më të rëndësishëm të verës.

Ish sulmuesi i Barcelonës dhe Milanit ka vendosur të japë me qera shtëpinë e tij në Rio DeJaneiro për shumën e 9,120 sterlina në natë, duke iu dhënë mundësinë fansave të jetojnë përkohësisht në shtëpinë e ikonës së futbollit.

Kjo është konfirmuar nga vetë Ronaldinho në profilin e tij në Tuitter. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/