Ronaldinjo vazhdon të jetë në burg, pas arrestimit për falsifikim dokumetash në Paraguai. Braziliani nuk e disponon pasaportën braziliane dhe kishte zgjedhur të bënte një të tillë false si nënshtetas paraguaian. Ky veprim i ish-yllit të Barcelonës është pikasur nga shërbimi sekret i shtetit latin dhe në momentin që Ronaldinjo është futur në Paraguai, është arrestuar nga policia, për të mos u liruar më. Gjykimi i çështjes së tij vazhdon akoma, ndërkohë që akuzat ndaj ish-sulmuesit janë të rënda.

Gjithsesi Ronaldinjo është një person që mundohet gjithmonë të ndihmojë të tjerët dhe tani ka ardhur koha që ata t’ia kthejnë nderin atij. Mediet braziliane raportojnë se Leo Mesi ka punësuar plot katër avokatë për të mbrojtur Ronaldinjon në gjykatë dhe pagesa fillestare për këtë detyrë është 4 milionë euro.

Një shumë që edhe për dikë si Mesi nuk është e vogël, por për atë që e mirëpriti në mënyrën më të mirë në ardhjen te Barcelona sigurisht që ja vlejnë. Ronaldinjo ishte një nga personat që investoi më shumë në rritjen profesionale të Mesit te klubi blaugrana.

Braziliani e mbështeti në fushë dhe jashtë saj dhe këtë fakt Mesi nuk e harron dhe vrapon të ndihmojë shokun e tij tani që është në nevojë.