Klubi i Arabisë Saudite, Al Nassr ka programuar vizitat mjekësore për Cristiano Ronaldon. Lajmi është dhënë nga CBS Sports, edhe pse mungojnë akoma konfirmimet zyrtare.
Formalitetet supozohet se janë drejt fundit dhe Ronaldos do t’i jepet një rol i madh te Al-Nassr. Pak ditë më parë, shefi i klubit, Salazar deklaronte: “Siç mund ta shihni, kjo është një negociatë me përmasa të mëdha, jo vetëm për klubin, por për vendin dhe për futbollin botëror, dhe që duhet të bëhet nga autoritetet më të larta”.
Kujtojmë që CR7 është aktualisht pa skuadër, pasi ndërpreu bashkëpunimin me klubin e Manchester United pak javë më parë. Me interes të madh pritet të mësohet e ardhmja e tij.





