Cristiano Ronaldo është bërë sërish baba dhe këtë lajm e ka shpërndarë për ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Ylli portugez ka shpërndarë përmes Instagramit lajmin e gëzueshëm.

“Alana Martina sapo erdhi në jetë. Si Alana, ashtu edhe Geo janë shumë mirë”, shkruan ai në postimin e tij.

Postimi shoqërohet me një foto, ku në shtrat shfaqet e dashura e Ronaldos, Georgina Rodriguez, dhe djali i tij, Cristianinho.