Ronaldo “Fenomeni” kthehet në klubin që e katapultoi në futbollin e madh. Kuptohet jo si futbollist, por si aksionar i ri. 45-vjeçari tashmë zotëron pjesë më të madhe të aksioneve të klubit të Cruizeros, që militon në Serinë B braziliane.
Ky është klubi i dytë ku ka aksione “Fenomeni”, pasi në Spanjë zotëron 51% të aksioneve të Valladolidit. Javën e fundit, Cruizero është shndërruar në Shoqëri Anonime Futbolli, duke bërë të mundur afrimin e investitorëve, sikurse ndodh në Europë.
Ronaldo dhe kompania Tara Sports mësohet se kanë blerë 90% të aksioneve të Cruzeiros për 62 milionë euro. Fillimisht, Ronaldo duhet të mendojë për shlyerjen e borxheve të akumuluara ndër vite nga ky klub.
“Jam i lumtur që e kam përfunduar këtë operacion,” – ishin fjalët e para të Ronaldos. – “Dua ta kthej Cruzeiron atje ku e meriton të jetë. Ne kemi një punë të madhe përpara, për ta rikthyer klubin në majë.”
“Ne jemi klubi që zbuloi Ronaldon para botës, tani është Ronaldo ai që po na hap dyert e botës”, – tha presidenti aktual, Sergio Santos Rodrigues – “Kemi punuar prej shumë kohësh për ta arritur këtë marrëveshje”.
Cruzeiro po luan sezonin e tretë radhazi në Serinë B të Brazilit, pas rënies së papritur nga elita në vitin 2019.
Ronaldo blen një tjetër klub futbolli: E kthej aty ku e meriton
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Trump sulmon Starmer për marrëveshjen e Ishujve Chagos: Po bën një gabim të madh
Pas daljes nga BBVK, Labinot Rexha kërcënon Leonora Jakupin!
Padi kundër IMT-së dhe Bashkisë Durrës për shembjet e banesave në zonën e Urës së Dajlanit
Shenjat që tregojnë se nuk po e lani fytyrën aq mirë sa mendoni





