Shumë njerëz në “Valdebebas” kanë pritur në hyrje për të parë idhujt e tyre, por çmenduria totale ka ndodhur kur ka ardhur Cristiano Ronaldo. Adhuruesit kanë dashur të CR7 të ndalohet dhe t’u japë ndonjë autograf, të bënin ndonjë “selfie” me të, por portugezi i ka dhënë gaz makinës më të re luksoze, që ka në posedim, duke “dribluar” ortekun e njerëzve që i dilnin edhe para automjetit të zi. Sikurse dihet, Ronaldo bleu një “Bugatti Veyron” si shpërblim ndaj vetes, me rastin e fitimit të “Euro 2016”. Suksesi i madh në Francë e ka shtyrë edhe më shumë yllin e Real Madridit, që të shijojë frytet e punës së tij sezonale, duke blerë makinën më të shpejtë rrugore në botë. Duke qenë se për pak kohë nuk mundte të vraponte fushave të blerta, për shkak të dëmtimit në gju, që e pësoi në minutën e 25-të të finales së “Euro 2016”, Ronaldo me sa duket kishte nevojë për kufij të tillë luksozë, si “Bugati Veyron”. Kjo makinë është jashtë serie dhe kushton më shumë se çmimi i saj në treg. Ronaldo pritet të rikthehet në vjeshtë, në kulmin e karrierës së tij, por “humbjen e ritmit” pas dëmtimit ka dashur ta kompensojë duke ngarë një makinë, me një shpejtësi maksimale prej 268 milje në orë dhe 987 kuaj-fuqi.
Ronaldo “çan rrethimin” e tifozëve me “Bugattin” e tij luksoz (VIDEO)
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Financat, dashuria e karriera, çfarë kanë parashikuar yjet për ju?
Përleshje në Athinë, plagosen rëndë shqiptari dhe rusi, autori arratiset!
Fundoset jahti në Turqi, pronari dhe anëtarët e ekuipazhit hidhen në det
Përhapja e gripit të shpendëve, Anglia furnizohet me gjela deti nga Evropa





