ITALI– “Ronaldo mund të luaj mirë në fushën e futbollit, ndërsa në shtrat është një dështak i madh”,- ka thënë ish-politikania Nicole Minetti, e cila ka kaluar një aventurë me futbollistin pak ditë më parë.
Cristiano Ronaldo, 27 vjeç, mendohet se ka kaluar një natë me italianen Nicole Minetti, 27 vjeç, ndërsa kjo e fundit ndodhej në Spanjë.
Ish-politikania, që mes të tjerash ka organizuar festat-orgji të Berluskonit, duket se është zhgënjyer nga Ronaldo.
Revista "Diva & Donna" shkruan se ajo është shprehur se Ronaldo ishte një dështim në krevat.
Vajza brune me forma seksi është shprehur se pas këtij zhgënjimi, i dashuri tjetër i saj do jetë një napolitan, për të rregulluar gjërat.