Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të ndalet. “Do të luaj edhe 2-3 sezone. Më pas do të tentoj të blej një klub”, u shpreh golashënuesi më i mirë në histori.Pesë herë fituesi i Topit të Artë, u transferua gjatë merkatos së janarit tek Al Nassr në Arabinë Saudite.

Sezoni i parë u mbyll pa trofe, por CR7 nuk dorëzohet dhe do tentojë të rikthejë Al Nassr te fitoret dhe sukseset me golat e tij. 38-vjeçari portugez ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me klubin saudit, nga e cila përfiton rreth 200 milionë euro pagë sezonale. Duke u kthyer në futbollistin më të paguar në planet.

Ëndrra e madhe e sulmuesit është të marrë pjesë në Botërorin e vitit 2026 me Portugalinë e tij.