7 maj 2014 – Fitues i Topit të Artë, finalist i Uefa Champions League, dhe në garë për titullin e Primera Division. 2014 e Ronaldos deri në këto momente ka qenë e jashtëzakonshme dhe me Botërorin që po troket portugezi shpreson që në Brazil, të shkojë sa më larg me Portugalinë e tij duke i besuar mbi të gjitha dhe mbështetjes që mund të vijë nga tifozët vendas që flasin të njëjtën gjuhë me të tijën.
“Shpresoj që tifozët brazilian të na mbështesin gjatë kësaj vere, pasi ne jemi dy vende pothuajse të njëjta, që flasim të njëjtën gjuhë dhe shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin. Do të jetë një Botëror madhështor pasi Brazili e dashuron futbollin dhe mendoj se Neymar mund të jetë ylli i këtij edicioni”,- tha Ronaldo.
Brazili dhe Portugalia nuk do të përballen me njëra-tjetrën përpara gjysmëfinaleve të kompeticionit, por Ronaldon shpreson që dy përfaqësueset të luajnë pse jo në finalen e “Maracanas”.
“Ne nuk jemi favoritë, por do të përpiqemi ta shijojmë në maksimum kompeticionin. E dimë që kemi një grup të komplikuar dhe nuk do të jetë e lehtë por do të ishte bukur sikur të luanim në finale me Brazilin”,- vijoi më tej ylli portugez.
Portugalia, ndeshjen e saj të parë në Botëror, do ta luajë më 16 qershor ndaj Gjermanisë në qytetin verior të Salvadorit, katër ditë pasi Brazili të luajë ndeshjen hapëse të kompeticionit, më 12 qershor ndaj Kroacisë në Sao Paolo.





