Me dy golat e shënuar kundër Al Ittihad, Cristiano Ronaldo ia kalon Harry Kane dhe Kylian Mbappe, të cilët kanë realizuar nga 52 gola, ndërsa sulmuesi portugezi ka prekur kuotën e 53 golave.
Teksa pas tyre vjen menjëherë Haaland me 50 gola, duke u renditur i katërti.
Ndërsa deri në këto momente, gjatë gjithë karrierës së tij, Ronaldo ka shënuar gjithsej 872 gola teksa fitoren 2-5 të Al Nassr kundër Al Ittihad zhvilloi ndeshjen e 1000 me klube. Sporting, Manchester United, Real Madrid, Juventus dhe Al Nassr, këto kanë qenë klubet e CR7.





