Cristiano Ronaldo është pa diskutim lojtari më punëtor që ka parë ndonjëherë historia e futbollit. Ai vazhdon ende ti çudisë të gjithë me fizikun e tij të pabesueshëm.

Përpara se ai të transferohej te Juventusi një test mjekësor te klubi i Realit të Madridit tregonte se lojtari ka një moshë biologjike prej 23 vjetësh. Por testi më i fundit mjekësor te Juventus tregon se ai ka 7% masë dhjamore dhe një masë të paparë muskuli prej 50%.

Ndërkohë sulmuesi ka arritur të kapë shpejtësinë 33.98 km/h në kampionatin Botëror. Bazuar në këto të dhëna biologjike, ai tashmë krahasohet me një 20-vjeçar.