Cristiano Ronaldo ka qenë protagonisti i madh i finales së Kardifit. Dy gola të tij i kanë dhënë mundësinë Real Madrid të fitojë Champion League për herën e dymbëdhjetë në histori. Portugezi ka treguar edhe këtë herë vendimtar dhe i është afruar Topit të Artë të pestë.

Ronaldo ka dashur ta festojë triumfin e radhës me një “look” të ri, siç tregon edhe fotografia e publikuar nga vetë ai në profilin e tij në Instagram. Pas fijeve bione, ka ardhur një model i ri flokësh. CR7 ka pyetur tifozët nëse e pëlqenin këtë model të ri, por jo të gjithë komentet kanë qenë pozitive.