Lacio ka triumfuar pasditen e djeshme ndaj Juventusit, me rezultatin 1-3. Ekipi i drejtuar nga Inzagi mposhti bardhezinjtë për të dytën herë brenda pak ditëve, por këtë herë humbja hidhëroi jo pak “Zonjën”, që pa një trofe t’i ikte nga duart.
Kjo finale e humbur ishte e para për Ronaldon, pas 12 finalëve të fituara radhazi. Portugezi finalen e fundit e humbi në vitin 2014. Tre Liga Kampionësh, tre Botërore Klubesh, dy Superkupa Europe, një superkupë në Spanjë, një Supërkupë në Itali dhe Europianin e Ligën e Kombeve me Portugalinë, janë trofetë e portugezit vitet e fundit.
Padyshim që zhgënjimi për Ronaldon ishte i madh, pasi edhe kur mori medaljen e hoqi menjëherë nga qafa, duke treguar se asnjëherë nuk pajtohet me vendin e dytë.





