Cristiano Ronaldo i është bashkuar miliona njerëzve që bëjnë thirrje për paqe në Ukrainë me një mesazh për ndjekësit e tij në Instagram.

Rusia pushtoi Ukrainën të enjten në mëngjes pasi Vladimir Putin i shpalli luftë vendit dhe që atëherë ka pasur luftime, ndërsa ukrainasit kërkojnë të mbrojnë kombin e tyre.

Ka pasur sanksione të vendosura ndaj Rusisë nga vende të tjera, protesta të mëdha kundër luftës dhe njerëz me ndikim në mbarë botën që bëjnë thirrje për t’i dhënë fund dhunës.

Së fundmi, superylli i Manchester United dhe Portugalisë ka dhënë mbështetjen e tij, duke shkruar: “Ne duhet të krijojmë një botë më të mirë për fëmijët tanë. Lutem për paqen në botën tonë.’