Kristiano Ronaldo u përfshi dje në një episod gazmor me një tifoz në stadiumin “King Saud University”. Sulmuesi portugez po kryente nxemjen e zakonshme, teksa Al Nasr do të përballej me Al Shabab. Një nga tifozët në shkallët e stadiumit pretendonte t’i ngjante Ronaldos në pamje.
“Vëlla, nuk më ngjan mua, je shumë i shëmtuar”, iu drejtua Ronaldo tifozit që pretendonte të ishte sozia e tij. Al Nasr barazoi 2 me 2, ndërsa golin e dytë për skuadrën e tij e shënoi Ronaldo. Sulmuesi 40-vjeçar vazhdon të jetë në formë, teksa ka kontratë deri në fund të sezonit me klubin arab.