Cristiano Ronaldo ka publikuar foton e parë në Instagram me të dashurën e tij, Georgina Rodríguez. Pak ditë më parë ishte modelja, që publikoi një foto të të dyve në koncert, ndërsa tani është lojtari, i cili donte ta ndante lumturinë e tij me ndjekësit në rrjetet sociale. Imazhi (fotoja) në fjalë ka ngritur të gjitha alarmet…, teksa media të ndryshme kanë ngritur pyetje të çuditshme, nëse Georgina, 22 vjeçe, është shtatzënë. Kjo, referuar barkut paksa të fryrë të saj, mbi të cilin janë vendosur duart e të dyve, sikur po “përkëdhelin” krijesën e tyre, që presin të sjellin në jetë. Kryesorja është se kjo foto e yllit të Real Madridit me të dashurën ka rezultuar më shumë “virale” se postimet e tjera. Plot 55.000 komente ka akumuluar kjo foto, shumica prej të cilëve nga tifozët, që e urojnë çiftin. Sa i përket dyshimeve për shtatzaninë, koha do të tregojë nëse thashethemet ne këtë aspekt janë të vërteta apo jo.
Ronaldo i ledhaton barkun, e dashura e tij seksi shtatzënë?
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Barazim mes Flamurtarit dhe Teutës në një ndeshje ku ndodh gjithçka, sherr me grushte, braktisje, përmbysje dhe gol në minutën e 97-të!
Dobi: Kisha kohë pa parë gjëra të tilla, pas incidentit u shpërfytyruam!
Biskotat e Krishtlindjes me limon, receta e vjetër me pak përbërës
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj





