14 janar 2015 –  Është idhull i miliona fansave, është 3 herë fitues i Topit të Artë, agjenti i tij Jorge Mendez betohet se më të mirë as nuk kemi parë dhe as do të shohim në botën e futbollit, është i dashuri i Irina Shayk, por mbi të gjitha është një industri prej 67 milionë eurosh në vit.Pak kohë më parë Daily Mail publikonte një grafikë interesante, ku e shfaqte yllin e Realit të mbuluar nga koka te këmbët me objektet e përfitimeve të tij, ose thënë më qartë nga sponsorët të cilët reklamon duke publikuar shifrën e përfitimeve vjetore që në tetor ishte 55 milionë Euro në vit. Nëse kaq ju duken shumë, Ronaldo ka menduar për t'i rritur përfitimiet e tij dhe tani fiton 67 milionë Euro në vit.

Ronaldo mbështetet ekonomikisht nga 8 sponsor kryesorë, 10 milionë Euro në vit i merr vetëm nga Nike ndërkohë që në listën e sponsorëve rreshtohen edhe kolosi amerikan Herbalife, marka e orave Tag Heuer, kompania ajrore Emirates, shampoja Clear apo shumëkombëshja Samsung. Ylli i Realit është edhe imazh i institutit të kredisë Banco Novo dhe i markës së veshjeve Sacoor me seli në Lisbonë. Cristiano mbështet edhe një projekt ndërkombëtar për Save the Children. Ronaldo po investon edhe për të ardhmen, ka hedhur në treg një linjë të tijën veshjesh që përfshin që nga veshjet intime e deri te T Shirts dhe këmishat e klasit. Fiton 67 milionë Euro në vit, një ditë pasi ka marrë Topin e Artë poston një foto ku tregon se që mëngjesin e së nesërmes është duke u stërvitur, gjen kohë përt familjen e tij e padyshim edhe për Irinën që me përkëdheli i pëlqen ta quajë tigriski. Më shumë se kaq.