Cristiano Ronaldo mori si dhuratë nga partnerja e tij, Georgina Rodriguez, me rastin e 37-vjetorit të lindjes, një Cadillac Escalade me vlerë 180,000 euro.
Një “shpenzim i vogël” nga Georgina e tij, që e njeh mirë pasionin e portugezit për makinat.Kur ka diçka për të festuar, duket se është traditë, në këtë familje, të shkosh të blesh një makinë të re.
Pikërisht kjo ka ndodhur ditët e fundit pas tregolëshit që i dha fitoren Manchester United përballë Tottenhamit.
Sulmuesi i “Djajve të Kuq” e shpërbleu veten me një Aston Martin DBS me vlerë gati 240 mijë euro, me të cilën shkoi në stërvitje.
Ronaldo mes Ferrarit, Bugattit dhe Bentley-t – Aston Martin DBS ka një motor V12 që gjeneron 715 kuaj fuqi, shpejtësi maksimale prej gati 340 km/h dhe përshpejtim nga 0 në 100 km/h në 3.4 sekonda.
Një makinë luksoze, ashtu siç i pëlqen Ronaldos, i cili mburret me garazhin e tij.
Para dy blerjeve të fundit, Cristiano Ronaldo mori një Bentley Flying Spur për gati 300 mijë euro.
Por koleksioni i tij shumë i pasur përfshin dy Bugatti, Veyron dhe Chiron, me vlerë 2.5 milionë e 2 milionë euro, një McLaren Senna e rrallë për pak më shumë se 1 milionë euro.
Një Ferrari F12 TDF dhe një Ferrari Monza SP2 janë shtuar gjithashtu në listë. Ndërkohë, vlera e garazhit të tij po rritet muaj pas muaji: ka arritur deri tani mbi 20 milionë euro!





