Spanjë. 9 maj 2014 – Një koleksion makinash që do e kishte zili edhe një mbret.
Cristiano Ronaldo, një ndër futbollistët më të paguar në botë, ashtu si të gjithë futbollistët e tjerë të njohur, është posedues i një koleksioni makinash luksi.
Nga Ferrari te Rolls Royce Phantom, nga një Bugatti Veyron te një Aston Martin DB9, Ronaldo ka në garazhin e tij një pasuri të vërtetë.
Për blerjen e tyre mendohet që ylli portugez të ketë shpenzuar mbi 5 milionë dollarë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





