Georgina Rodriguez nuk kujdeset për shpenzimet kur bëhet fjalë për një dhuratë të kushtueshme që duhet të godasë në zemrën e Cristiano Ronaldos.

Sulmuesi luzitan publikoi në Instagram foton e dhuratës që në këtë rast është një makinë luksoze Rollce Royce e lidhur me një shirit të kuq duke falënderuar të fejuarën për këtë dhurate.

Bëhet fjalë për makinën model “Dawn” me vlerë 345 mijë euro që Ronaldo mund ta shijojë në një moment shumë delikat për karrierën e tij pasi nuk ka arritur ende të gjëjë një skuadër pas largimit nga Manchester United.