Cristiano Ronaldo e ka kthyer në ritual thyerjen e rekordeve.

“Ylli” portugez në këtë 2020 po udhëheq një Juventus në vështirësi në planin e lojës, por 5 herë fituesi i Topit të Artë, para se të përqendrohet të Champions League, për të provuar që ta fitojë si bardhezi, do të arrijë një rekord që e kanë festuar shumë pak kampionë të futbollit: 1000 ndeshje si profesionist në një stadium që do ta admirojë për herë të parë për se gjalli (“Paolo Mazza” i Ferrarës, në SPAL-Juventus).

Mes shumë futbollistëve që kanë arritur 1000 takime në karrierë si profesionistë (flasim për emra të mëdhenj si: Maldini, Seedorf, Roberto Carlos…) Cristiano Ronaldo rezulton të jetë më “i shpejti”, duke e kaluar këtë prag në 18 sezone.

Kjo tregon për profesionalizimin dhe kujdesin e veçantë për trupin, deri në të qenit maniak, gjatë gjithë karrierës së tij.

Skuadra              Ndeshje          Gola

Sporting B.                2                  0

Sporting CP              31                5

Manchester Utd    292              118

Real Madrid          438               450

Juventus                 72                52

Portugali                 164               99

Totali                     999              724

Nga viti 2002 deri më sot, Cristiano Ronaldo ka luajtur 835 ndeshje zyrtare në nivel klubesh dhe 164 me përfaqësuesen e Portugalisë (ka fituar Europianin e fundit). Është golashënuesi më më i mirë i luzitanëve në histori me 99 finalizime.

Objektivi i tij është të bëhet lojtari i dytë në histori që shënon më shumë në nivel përfaqësuesesh (rekordin e mban Ali Daei i Iranit). Në total, me klubet dhe përfaqësuesen, ka shënuar 724 herë me një mesatare prej 0.72 gola për ndeshje.

Garat                  Gola     

La Liga                311

Champions         128

Premier League  84

Serie A                41

Kualifik. Eur.      31

Kualifik. Bot        30

Kupa e Mbretit  22

Miq. Portugali   17

FA Cup                13

Europian            9

Botwror Klube   7

Botwror              7

League Cup        4

Superkupa Spa.  4

Primeira Liga     3

Nations League  3

Kupa e Port.       2

Superkupa Eur. 2

Confed. Cup       2

Kupa e Italisë     2

Kual. Champ.     1

Superkupa It.     1