Ditën e hënë, Cristiano Ronaldos do t’i duhet të dëshmojë për akuzën që i është bërë nga prokuroria spanjolle për evazion fiskal.Sipas organit të akuzës, sulmuesi i Realit të Madridit ka përdorur një strukturë biznesi për të fshehur të ardhurat që përfitonte një e drejta e imazhit të tij në Spanjë nga vitet 2011 në vitin 2014.
Megjithatë, Ronaldo e ka hedhur poshtë këtë akuzë: “Nuk ka asnjë skemë për evazion fiskal. Asnjëherë nuk ka fshehur të ardhurat dhe as ka patur ndërmend ta bëj një gjë të tillë", ka qenë justifikimi i agjencisë që përfaqëson lojtarin portugez.