30 maj 2015 – Ronaldo nuk kursen aspak kur bëhet fjalë për pushimet e tij. Ai di të shijojë parajsën e tokës, plazhin fantastik në një ishull në Ibiza. Ronaldo vitin e kaluar shijoi pushimin në ishullin Tagomago, ndërsa të njëjtën gjë pritet të bëjë edhe këtë vit, shkruan gazeta britanike "The Mirror". Ky ishull është një nga vendet më të shtrenjta për pushime, ku vetëm një natë qëndrimi aty kushton gati 17 mijë euro.