Cristiano Ronaldo nuk i trembet Francës. Ylli i Realit të Madrid duket shumë optimist në prag të finales së kampionatit europian. Tri herë fituesi i “Topit të Artë” deklaron se Blutë janë favoritë vetëm sepse ata luajnë në shtëpinë e tyre, por pavarësisht kësaj sulmuesi është i bindur te suksesi i luzitanëve.
“Personalisht mendoj se Francën e bën favorite fakti që ata luajnë në shtëpinë e tyre dhe sigurisht që e gjithë Franca do të bëjë tifo për ta, por pavarësisht kësaj jam i mendimit se në një finale gjithçka mund të ndodhë.
Që nga fillimi i këtij turneu asnjë skuadër nuk ka arritur të na mundë, shpresoj që e njëjta gjë t’i ndodhë edhe ekipit të Dechamps”.
Sulmuesi duket shumë i motivuar për të udhëhequr skuadrën e tij drejt triumfit. Ai shtoi se Portugalia i ka të gjitha mundësitë për t’u shpalllur kampione. “E ëndërroja sërish të luaja në një finale. Në 2004-n ishim shumë pranë, por nuk ia dolëm dot. Kësaj here nuk besoj se do të ndodhë e njëjta gjë. Unë dhe shokët e mi të skuadrës besojm se do t’ja dalim. I kemi të gjitha kapacitetet për ta mundur Francën”.
Në fund Cristiano Ronaldo foli dhe për rekordin e thyer, duke arritur Michel Platininë, në renditjen e golashënuesve më të mirë. “Është bukur të thyer rekorde, por vetëm kaq. Ndihem shumë mirë fizikisht dhe e vetmja gjë që dua është të vazhdoj të fitoj.





